Më datë 27 Janar 2025 Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, priti në takim Rektorin e Universitetit Necmettin Erbakan, z. Prof. Dr. Cem Zorlu. Takimi u zhvillua në kontekstin e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ku me fokus në projekte dhe politika që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm rajonal.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme si roli i arsimit dhe inovacionit në zhvillimin ekonomik të rajoneve, nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe integrimi i rezultateve akademike në zbatimin e projekteve praktike. Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe ide për të promovuar zhvillimin e kapaciteteve lokale, duke vënë theksin te rëndësia e qasjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse