Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Ministria e Zhvillimit Rajonal realizon Konferencën “Roli i Universiteteve në Zhvillimin Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar”

Ministria e Zhvillimit Rajonal realizon Konferencën “Roli i Universiteteve në Zhvillimin Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar”

08 maj 2025

SHARE
PRINT

Sot më datë 07.05.2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), si dhe me mbështetjen e Universitetit Gazi nga Turqia dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, realizoi konferencën me temë: “Roli i Universiteteve në Zhvillimin Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar”.

Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë për të promovuar zhvillimin e balancuar rajonal në Kosovë dhe më gjerë. Konferenca trajtoi rolin strategjik që universitetet luajnë në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme përmes edukimit, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Konferencën e hapi Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, i cili theksoi rëndësinë e rolit të universiteteve në ndërlidhjen e dijes me zhvillimin praktik në nivel rajonal, si dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional për të adresuar pabarazitë socio-ekonomike mes rajoneve.

Konferenca vazhdoi gjithashtu me nga një fjalë rasti nga Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë z. Tunç Angılı, Rektori i Universitetit të Prishtinës prof. dr. Arben Hajrullahu dhe Rektori i Universitetit Gazi, prof. dr. Uğur Ünal.

Konferenca vazhdoi sipas agjendës ku të parapara ishin tre panele diskutimi. Paneli i parë trajtoi temën “Universitetet si promotorë të inovacionit për zhvillimin rajonal të balancuar”. Paneli u moderua nga znj. Ekzotina Brahimaj – Udhëheqëse e Divizionit për Prokurim në MZHR. Në këtë sesion, panelistët kontribuuan me këto prezantime: Prof. Asoc. Dr. Sokol Krasniqi nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, prezantoi temën “Inovacioni në arsimin e lartë si mjet për zhvillim të qëndrueshëm rajonal”. Z. Mentor Rexhepi, Drejtor Ekzekutiv në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Universitetin e Prishtinës, foli për “Rolin e qendrave të inovacionit në nxitjen e ndërmarrësisë dhe zhvillimit rajonal”. Dr. Besim Kamberaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, paraqiti temën “Politikat publike dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për nxitjen e inovacionit në të gjitha rajonet zhvillimore” dhe Z. Shpend Lila, Menaxher në Qendrën e Inovacionit të Kosovës, elaboroi mbi “Bashkëpunimin universitet–industri në shërbim të inovacionit dhe zhvillimit rajonal”.

Paneli i dytë vazhdoi duskutimet në temën “Bashkëpunimi kulturor dhe historik në zhvillimin rajonal” dhe u moderua nga Dr. Refike Sülçevsi, Drejtoreshë për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në MZHR. Panelistët paraqitën temat: Dr. Necdet Hayta prezantoi temën “Kosova në gjeopolitikën ballkanike gjatë rënies së Perandorisë Osmane”. Prof. Dr. Togay Seçkin Bırbudak trajtoi “Institucionet arsimore dhe kulturore në Kosovë në fillim të shekullit të XX”, Dr. Tuğba Belenli foli për “Pavarësinë e Kosovës në shtypin turk dhe atë britanik”, Prof. Ass. Dr. Xhavit Rexhaj, nga Universiteti AAB, shtjelloi temën “Roli i universiteteve në promovimin dhe avancimin e trashëgimisë kulturore dhe historike në funksion të zhvillimit rajonal në Kosovë”.

Paneli i tretë kishte në diskutim temën “Modelet e bashkëpunimit efektiv ndërmjet universiteteve, ministrive dhe komunave” dhe u moderua nga znj. Arta Ahmeti Xhylani, Drejtoreshë për Shërbime të Përgjithshme në MZHR. Në këtë sesion u prezantuan: Z. Ylber Çitaku, Drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal në MZHR, me temën “Strategjitë efektive për koordinimin e zhvillimit rajonal ndërmjet universiteteve dhe autoriteteve lokale”, Z. Sokol Luta, Drejtor i AZHR Perëndim, ndau përvojën mbi “Eksperiencën lokale në bashkëpunimin me universitetet për zhvillim rajonal të qëndrueshëm”, Znj. Rreze Duli, Drejtoreshë e AZHR- Veri, trajtoi “Rolin e agjencive rajonale të zhvillimit në bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe pushtetit lokal”.

Konferencën e përmbylli Dr. Besim Kamberaj - Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë duke prezantuar rekomandimet dhe konkluzionet përfundimtare të dala nga konferenca Roli i Universiteteve në Zhvillimin Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar.

Lajme të tjera

Ministria e Zhvillimit Rajonal realizon Konferencën “Roli i Universiteteve në Zhvillimin Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar” Zëvendësministri Ali Tafashiku realizoi vizitë zyrtare në Mal të Zi Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u takua me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Kemal Memişoğlu, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya. Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Damka merr pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo