Më datë 14.05.2025, Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, realizoi vizitë në Komunën e Podujevës, ku u prit nga Kryetari i Komunës, z. Shpejtim Bulliqi.
Qëllimi i vizitës ishte diskutimi rreth projektit të përbashkët “Tregu Gjelbërt i Qytetit”, projekt që po implementohet në bashkëpunim me MZHR-në dhe komunën e Podujevës dhe që synon të përmirësojë kushtet për tregtarët dhe qytetarët e Podujevës.
Palët diskutuan për dinamikën e punimeve, sfidat që kanë hasur gjatë zbatimit të projektit dhe hapat e mëtejmë për përfundimin e tij sipas planifikimeve. Gjatë takimit u diskutua edhe për projektet të përbashkëta në të ardhmen, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e mëtejme të Komunës së Podujevës nga MZHR.
Pas takimit Ministri z. Fikrim Damka, z. Shpejtim Bulliqi së bashku me Zëvendësministrin z. Elldin Uglari, Sekretarin e Përgjithshëm të MZHR-së, Dr. Besim Kamberaj, Drejtorin e DPKZHR-së z. Ylber Çitaku, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, realizuan një vizitë në terren në projektin “Tregu i Gjelbërt i Qytetit”. Gjatë vizitës, ata u informuan nga afër për ecurinë e punimeve dhe progresin e deritanishëm të projektit.