Sot më datë 26.05.2025, Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, realizoi një vizitë pune në Komunën e Shtimes, ku u prit nga Kryetari i Komunës z. Qemajl Aliu.
Qëllimi i vizitës ishte diskutimi rreth projektit të përbashkët “Ndërtimi i Tregut të Hapur në Qytetin e Shtimes – Faza e III-të”, projekt që po zbatohet në bashkëpunim me MZHR-në dhe komunën e Shtimes që synon përmirësimin e kushteve për tregtarët dhe qytetarët e kësaj komune.
Pas takimit, Ministri z.Damka dhe Kryetari z.Aliu vizituan nga afër vendin ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e tregut të hapur – faza e III-të, ku u njoftuan për progresin dhe ecurinë e projektit.
Ministri z. Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga Zëvendësministri z. Elldin Uglari, Drejtori i DPKZHR-së z. Ylber Çitaku dhe bashkëpuntorë të tjerë nga MZHR.