Sot më datë 28.05.2025, Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, realizoi një vizitë pune në Komunën e Deçanit, ku u prit nga Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj.
Qëllimi i vizitës ishte diskutimi lidhur me projekt-propozimin “Ndërtimi i 8 urave lidhëse në zonën malore të Deçanit për zhvillim të infrastrukturës dhe qasje të sigurt për komunitetin lokal dhe turistët”projekt ky i propozuar nga Komuna e Deçanit për bashkëfinancim me MZHR-n, projekt ky që synon përmirësimin e infrastrukturës malore dhe lehtësimin e lëvizjes në zona me potencial të lartë turistik.
Gjatë takimit u diskutuan edhe sfidat e projektit “Zip Line” për vitet 2024/2025, projekt që parashihet të jetë atraksion i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit atraktiv dhe aventuror në këtë komunë, por që po përballet me sfida të natyrës teknike dhe mjedisore, megjithat nga koompetentet e Komunës së Deçanit u premtua se i njejti do te finalizohet brenda nje afati maksimal prej 2 muajve.
Pas takimit, Ministri z. Damka, Kryetari z. Ramosaj dhe pjesëmarrësit vizituan nga afër zonën ku parashihet realizimi i projektit të urave, ku u informuan për kushtet aktuale dhe pritjet nga ky investim.
Ministri z. Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga Zëvendësministri z. Elldin Uglari, Drejtori i DPKZHR-së z. Ylber Çitaku dhe bashkëpunëtorë të tjerë nga MZHR.