Më 29 maj 2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) mbajti një takim me Drejtorët e Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR) për finalizimin e Udhëzuesit dhe materialeve përcjellëse të Masës 2 të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2025–2027. Kjo masë ofron mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro dhe të vogla.
Qëllimi i takimit ishte finalizimin e dokumenteve përkatëse të Masës 2, duke përfshirë Udhëzuesin dhe materialet përcjellëse. Në këtë takim, u diskutuan dhe u inkorporuan sugjerimet e Drejtorëve të AZHR-ve për përmirësimin e dokumenteve, me qëllim sigurimin e një procesi të qartë dhe efikas për aplikantët.
Në këtë takim morën pjesë: z. Ylber Çitaku –Drejtor i DPKZHR, drejtorët e pesë AZHR-ve dhe përfaqësues të tjerë nga MZHR.