Më datë 02.06.2025, Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, realizoi një vizitë pune në Komunën e Gjilanit, ku u prit nga Kryetari i Komunës, z. Alban Hyseni dhe Nënkryetari z. Kadir Hyseni.
Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i bashkëpunimit ndërmjet MZHR-së dhe Komunës së Gjilanit, gjatë takimit u diskutua për ecurinë e projekteve aktuale, sfidat e implementimit dhe mundësitë për bashkëpunime të reja në të ardhmen.
Në këtë vizitë mori pjesë edhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë z.Sabri Tunç Angılı, i cili shprehu përkrahjen për projektet që fuqizojnë zhvillimin rajonal dhe thellojnë marrëdhëniet ndërmjet institucioneve lokale dhe ndërkombëtare.
Pas takimit, delegacioni vizitoi nga afër lokacionin e projekt-propozimeve zhvillimore në territorin e komunës.
Ministri z. Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga Zëvendësministri z. Elldin Uglari , Drejtori i DPKZHR-së z. Ylber Çitaku dhe përfaqësues të tjerë nga MZHR.