Sot më datë 04 qershor 2025, Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, priti në takim Kryetarin e Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth projektit të përbashkët “Shëtitorja dhe Parku Rekreativ tek liqeni i Zubin Potokut – Hapësirë për pushim, turizëm dhe komunitet”, projekt që po zbatohet në bashkëpunim me MZHR-në dhe komunën e Zubin Potokut, ky projekt është konceptuar si një hapësirë multifunksionale që do t’u shërbejë qytetarëve për aktivitete kulturore dhe zhvillim të turizmit lokal.
Gjatë takim u diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe Komunës së Zubin Potokut, me theks të veçantë në projektet zhvillimore që synojnë përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e komunës. Për më tepër, u bisedua për sfidat e hasura në zbatimin e projekteve ekzistuese dhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për realizimin e suksesshëm të tyre.