Sot më datë 23 maj 2025 – Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, realizoi një vizitë pune në qytetin e Prizrenit, ku vizitoi nga afër lokacionin e projekt-propozimit “Ndërtimi dhe Renovimi i Sipërfaqeve Rekreative – Shtegu ‘Marash-Kala’”, të paraqitur nga Komuna e Prizrenit.
Gjatë vizitës, ministri u prit nga Nënkryetari i Komunës z. Kujtim Gashi, i cili e informoi për rëndësinë e projektit në krijimin e hapësirave rekreative dhe promovimin e turizmit në zonën historike të qytetit.
Ministri z.Damka e vlerësoi këtë iniciativë si një projekt me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin urban dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët, duke theksuar përkushtimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për të mbështetur projekte me karakter socio-ekonomik dhe rajonal.