Sot me datë 12.06.2025, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e projekt – propozimeve për veprimtaritë e bizneseve mikro Zejtare/Manifakturë, Artizanale, Inovative të Thirrjes së MZHR-së të datës 18.03.2025.
Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z.Elldin Uglari uroi përfituesit për projekt – propozimet e tyre, duke ju dëshiruar bashkëpunim dhe implementim të suksesshëm të projekteve.