Sot, më datë 1 Korrik 2025, Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, së bashku me Rektoren e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Prof. Dr.Nurten Deva, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe përcaktimit të kornizës së bashkëpunimit në funksion të promovimit të zhvillimit të balancuar socio-ekonomik rajonal në Kosovë.
Ky Memorandum i Bashkëpunimit synon të promovojë një rritje të qëndrueshme dhe të balancuar socio-ekonomike në rajonet e Kosovës, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Palët u dakorduan gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e zhvillimit rajonal, përmes zbatimit të projekteve, trajnimeve, grupeve punuese, hulumtimeve shkencore, seminareve, punëtorive dhe vizitave të përbashkëta studimore.
Ministri Damka u shoqërua nga Dr.Besim Kamberaj – Sekretar i përgjithshëm, znj.Refike Sulcevsi - drejtoreshë e departamentit per integrime evropiane si dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë.