Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

MZHR mban punëtorinë "Të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë për vitin 2025”

MZHR mban punëtorinë

16 korrik 2025

SHARE
PRINT

Ministria e Zhvillimit Rajonal, sot më datë 16.07.2025, mbajti punëtorinë një ditore me qëllim të prezantimit të ”Realizimi i Planit të punës dhe sfidat e MZHR-së për vitin 2025”.

Në punëtori morën pjesë: Ministri në detyrë z. Fikrim Damka, zëvendësministrat në detyrë z. Ali Tafarshiku dhe z. Elldin Uglari, z. Besim Kamberaj – Sekretari i Përgjithshëm, këshilltarë  politik të Ministrit,  Drejtorët e Departamenteve, Udhëheqës të Divizioneve dhe të Njësive të Veçanta dhe zyrtarët e MZHR-së.

Fillimisht Ministri z. Fikrim Damka shprehu falënderimet e tij të sinqerta për gjithë punonjësit e Ministrisë, për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre të lartë gjatë kësaj periudhe. Ai vuri në dukje rëndësinë e punës së bërë deri tani, si dhe sfidat që mbeten për t’u përballuar në vazhdimësi. Ministri theksoi se përmbushja e planit të punës për vitin 2025 do të kërkojë një angazhim të përbashkët dhe bashkëpunim të ngushtë ndërmjet të gjitha departamenteve dhe divizioneve të Ministrisë. Në përmbyllje të fjalës së tij, z. Damka shprehu besimin e plotë se, me përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithë stafit, MZHR-ja do të arrijë të realizojë objektivat e saj dhe të kontribuojë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin dhe përparimin e rajoneve në të gjithë vendin.

Sekretari i Përgjithshëm, z. Besim Kamberaj, prezantoi një përmbledhje të të arriturave kryesore të gjashtëmujorit të parë, duke vënë në dukje progresin në sektorë kyç të zhvillimit rajonal. Më pas, përfaqësuesit e departamenteve të ndryshme të ministrisë paraqitën të arriturat dhe sfidat e rezultateve në fushat e Integrimeve Evropiane dhe Koordinimit të Politikave, Planifikimit dhe Analizave Socio-Ekonomike Rajonale, Planifikimit dhe Koordinimit të Zhvillimit Rajonal, si dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

Punëtoria vazhdoi punimet tutje me prezantimet e të arriturave të njësisë për Burime Njerëzore, Buxhet dhe Financa, Prokurim, Komunikim Publik dhe Divizion Ligjor, ku u diskutuan gjithashtu sfidat aktuale dhe nevojat për përmirësime në këto sektorë.

Në fund të punëtorisë u identifikuan pikat kryesore të planit që kërkojnë ndryshime dhe u diskutuan propozimet dhe sfidat e procesit të punës për vitin 2025.

Lajme të tjera

MZHR mban punëtorinë "Të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë për vitin 2025” MZHR realizon vizitë në AZHR Qendër për koordinimin e politikave dhe identifikimin e projekteve rajonale MZHR realizon vizitë në AZHR Jug për koordinimin e politikave dhe identifikimin e projekteve rajonale Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo