Ministria e Zhvillimit Rajonal, më 11 shtator 2025, organizoi punëtorinë me temën: “Promovimi i turizmit në Kosovë nëpërmjet politikave për zhvillim rajonal të balancuar”, e mbështetur nga Swisscontact.
Punëtorinë e hapi znj. Refike Sulcevsi, UD. Sekretare e Përgjithshme në MZHR, e cila theksoi rëndësinë e politikave të balancuara zhvillimore për nxitjen e turizmit dhe forcimin e zhvillimit socio-ekonomik të rajoneve të Kosovës. Me një fjalë përshëndetëse, pjesëmarrësit i adresoi edhe zëvendësministri në detyrë z. Elldin Uglari, i cili shprehu mbështetjen për iniciativat që synojnë zhvillimin rajonal përmes turizmit.
Punëtoria vazhdoi sipas agjendës së paraparë: znj. Refike Sulcevsi prezantoi Ligjin për zhvillim rajonal të balancuar NR.08/L-190, z.Ylber Çitaku - Drejtor i DPKZHR prezantoi Rregulloren për menaxhimin e programeve për zhvillim rajonal të balancuar si dhe Programet për investime kapitale, grante dhe mbështetje për OJQ-të, z.Arbnor Sadiku - zv. Drejtor në DIEKP, prezantoi Rregulloren për standardet, metodologjinë dhe sistemin e hartimit dhe monitorimit të Planeve Operacionale për zhvillim rajonal të balancuar, si dhe Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020–2030. Znj. Arta Ahmeti Xhylani -Drejtoreshë në DSHP prezantoi Rregulloren për themelimin, organizimin dhe funksionimin e qendrave të monitorimit në rajonet zhvillimore. Znj. Shyhete Kastrati - Drejtoreshë e DAR prezantoi Rregulloren për performancë rajonale dhe monitorim të zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, si dhe analizën e investimeve kapitale dhe zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, me theks tek përkrahja e sektorit privat. Znj.Lindita Ymeri nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, foli mbi rëndësinë e turizmit në zhvillimin rajonal dhe mekanizmat shtytës.
Në sesionin përmbyllës, znj. Sulcevsi bëri përmbledhjen e konkluzioneve të punëtorisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimit të kapaciteteve lokale dhe zbatimit të politikave të qëndrueshme që kontribuojnë në promovimin e turizmit dhe zhvillimin rajonal të balancuar në Kosovë.
Në këtë punëtori morën pjesë: përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR), të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), përfaqësues nga komunat, partnerë nga Swisscontact, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, të cilët dhanë kontributin e tyre me diskutime dhe ide konkrete për zhvillimin e mëtejshëm rajonal.