Sot më datë 17.09.2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të kontratave në kuadër të programit për mbështetje financiare të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla për veprimtari zejtarie.
Ky program është pjesë e angazhimit të MZHR-së për të fuqizuar zhvillimin ekonomik rajonal, për të krijuar kushte të reja punësimi nëpërmjet mbështetjes së veprimtaritë e bizneseve mikro Zejtare/Manifakturë, Artizanale, Inovative .
Ceremonia e nënshkrimit të kontratave u realizua nga Zëvendësministri në detyrë z,Elldin Uglari dhe U.D Sekretarja e Përgjithshme Dr. Refike Sülçevsi.