Sot më datë 17.102025, gratë e punësuara në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal u bashkuan në një aktivitet simbolik në kuadër të Muajit Rozë, për të shprehur mbështetjen dhe ndërgjegjësimin mbi sfidat që përballen gratë me kancerin e gjirit.
Aktiviteti u organizua nga znj. Refike Sulçevsi, U.d. Sekretare e Përgjithshme e MZHR, dhe kishte për qëllim promovimin e vetëkontrollit, kujdesit për shëndetin dhe solidaritetit ndërmjet grave.