Më datë 7 nëntor 2025, përfaqësuesja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP -së mori pjesë në punëtorinë me temë: “Bashkëpunimi midis Akademisë dhe Industrisë – rishikimi i kurrikulave sipas nevojave të tregut të punës në nivel rajonal.”
Punëtoria u organizua nga Universiteti “Haxhi Zeka” me mbështetjen e Programit SHER, dhe kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, institucioneve akademike, sektorit privat për të ndërtuar ura lidhëse midis arsimit, tregut të punës dhe zhvillimit socio -ekonomik rajonal të qëndrueshëm.

