Më 19 nëntor 2025, u.d. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, znj. Refike Sülçevsi, priti në takim Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, si dhe përfaqësues të Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi – NOVA.
Takimi u mbajt në kuadër të zbatimit të memorandumit të bashkëpunimit, i nënshkruar në vitin 2023 ndërmjet MZHR-së dhe Universitetit “Haxhi Zeka”.
Qëllimi i takimit ishte trajtimi i mundësive të thellimit të bashkëpunimit në fushën e inovacionit, zhvillimit rajonal dhe mbështetjes së nismave ndërmarrëse studentore.
MZHR-ja theksoi gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet që nxisin zhvillimin socio-ekonomik dhe inovacionin në rajone.
Përfaqësuesit e Universitetit prezantuan aktivitetet dhe potencialin e Qendrës “NOVA” dhe e ftuan MZHR-në të marrë pjesë në konferencën e ardhshme me temë: “Roli i institucionit të shtetit, me theks të veçantë te komunat.”
Ministria vlerëson bashkëpunimin me institucionet akademike dhe mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të reja për inovacion dhe zhvillim.
Në takim morën pjesë, përfaqësues nga Ministria ishin: u.d. Sekretarja e Përgjithshme, znj. Refike Sülçevsi; Drejtori i Departamentit për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal, z. Ylber Çitaku; dhe Udhëheqësja e Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve, znj. Jeta Nushi Sheremeti, si dhe përfaqësuesit e Universitetit “Haxhi Zeka”: Rektori, Prof. Dr. Armand Krasniqi; Prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Asoc. Vjosa Hajdari; dhe Drejtori i Qendrës NOVA, z. Luan Lulaj.


