Datë: 07.10.2022
Ju njoftojmë që Caritasi Zviceran në Kosovë mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në Kosovë dhe Qeveria Principatë e Lihtenshtajnit ka lansuar Thirrjen për Aplikim: Projektet Investuese të Diasporës.
Qëllimi i Thirrjes për Propozime për Projektet Investuese të Diasporës është nxitja e partneriteteve biznesore midis bizneseve apo investitoreve nga diaspora dhe biznese vendore ose promovimi i themelimit të përfaqësive të kompanive të diasporës në nivel vendi. Për projektet biznesore inovative dhe të qëndrueshme, CACH do të ofrojë një grant të pakthyeshëm të përputhjes. Granti do të jepet në formë të bashkëfinancimit.
Lidhur me udhëzimin për aplikim dhe format e aplikimit, ju lutem gjeni në Thirrjen për Aplikim. Aty mund të i shihni linqet për shkarkim të dokumenteve për aplikim në tri gjuhë (Shqip, Serbisht dhe Anglisht). Thirrja për Aplikim do të mbetet e hapur deri me datë 30 Nëntor 2022 ora 16:00.
Projekti MARDI “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” është projekt i Caritasit Zviceran në Kosovë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Qeveria Pricipatë e Lihtenshtajnit dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.