Ministri
Ministri i Zhvillimit Rajonal – Fikrim Damka
Fikrim Damka ka lindur më 16 tetor 1972 në Prizren. Ai ka përfunduar arsimin fillor në shkollën fillore Motrat Qiriazi dhe arsimin e mesëm pranë shkollës së mesme Gjon Bozuku. Në vitin 1992 ai filloi studimet e tij universitare në Departamentin e Ekonomisë të Universitetit të Stambollit ku dhe ka diplomuar në vitin 1996.
Pas luftës në vitin 1999 ai filloi punën si arsimtar në Shkollën e Mesme Ekonomike dhe Juridike në Prizren. Në vitin 2002 ai u zgjodh Kryetar i Shoqatës për Mësuesit Kosovar-Turq. Gjatë udhëheqjes së tij ai ka dhënë rëndësi identifikimit të problemeve që lidhen me sistemin arsimor turk në Kosovë. Duke marrë në konsideratë arsyet e këtyre problemeve, ai ka organizuar shumë takime, konferenca dhe seminare vjetore për të kërkuar zgjidhje dhe për të siguruar suksesin e mëtejshëm të sistemit arsimor turk në Kosovë. Si rezultat i këtyre angazhimeve ai ka qenë në gjendje të ofrojë zgjidhje për shumë çështje në pah.
Në vitin 2005 bazuar në propozimin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) ai u emërua si anëtar i Komisionit Qendror të Regjistrimit në Kosovë ku shërbeu deri në vitin 2011.
Në vitin 2007 ai u zgjodh anëtar i bordit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) - dega në Prizren. Nga viti 2009 ai shërbeu si anëtar i Bordit Qendror Ekzekutiv dhe Sekretar i Përgjithshëm i partisë deri në vitin 2019 kur u emërua si President i partisë.
Në vitin 2008 ai u emërua si këshilltar i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në vitin 2009 si Zëvendës Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ai u zgjodh si deputet për herë të parë. Pas kësaj, ai u rizgjodh në zgjedhjet e 2014, 2017, 2019 dhe 2020.
Gjatë mandatit të parë si anëtar i parlamentit ai u emërua si Kryetar i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Në mandatin e tij të dytë ai shërbeu si Kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për një vitë e gjysmë. Së fundmi, ai shërbeu si Nënkryetar i Kuvendit, Nënkryetar i 2-të i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, si dhe anëtar i Komisionit të Buxhetit dhe Financave dhe Grupit Parlamentar Miqësor Kosovë / Turqi. Aktualisht, ai është emëruar si Ministër i Zhvillimit Rajonal.
Ai ka iniciuar shumë aktivitete dhe projekte humanitare për njerëzit në nevojë.
Gjuha e tij amtare është turqishtja. Ai poashtu flet shqip, serbisht dhe anglisht.