Njësia e Burimeve Njerëzore
Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore:
- Mbështet dhe ofron këshilla për udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit dhe/ose titullarin e institucionit për fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore;
- Udhëheq, planifikon, mbikëqyr dhe koordinon punët e njësive organizative në të gjitha aktivitetet e njësisë së burimeve njerëzore dhe siguron funksionim efikas;
- Siguron dhe ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë në funksion të zbatimit të legjislacionit, dokumenteve, kërkesave, procedurave, standardeve për institucionin në fushën e burimeve njerëzore;
- Përgatit planin vjetor dhe planin afatmesëm të personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor të institucionit;
- Ndihmon njësitë përkatëse për përgatitjen e përshkrimit të vendeve të punës, klasifikimin dhe sistematizimin e tyre;
- Zhvillon i procedurat për pranim në shërbimin civil sipas legjislacionit në fuqi;
- Siguron zbatimin e procedurave të vlerësimit të rezultateve në punë, pushimet, trajnimet, vijueshmërinë në punë, procedurat disiplinore, pezullimin e marrëdhënies së punës, përfundimin e marrëdhënies së punës-lirimin nga shërbimi civil, pensionimin e parakohshëm, vërtetimet, statistikat e të punësuarve në bazë të akteve ligjore në fuqi;
- Administrimi i dosjeve të personelit (dosje individuale) të institucionit dhe vendosja e të gjitha të dhënave, proceseve dhe procedurave në sistemin elektronik (SIMBNJ);
- Administrimi i pagave, kompensimet në pagë, shpërblimet, shtesat në pagë të nëpunësve;
- Përgatitja e raportit vjetor dhe planit të punës për menaxhimin e burimeve njerëzore;
- Kryen edhe detyra të tjera në kuadër të mandatit ligjor.
Udhëheqësi i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
Kontakti:
Emine Hoti
Udhëheqëse
Emine.Hoti@rks-gov.net
038/ 200 64 504