Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale z. Besnik Muçaj, sot me datë 09.09.2019 nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të avancimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar.
Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit, ishte përcaktimi i fushave të bashkëpunimit në mes të dy palëve, dakordimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e zhvillimit rajonal, qasjen ndaj donatorëve, si dhe bashkëpunimin në fusha tjera të zhvillimit socio- ekonomik rajonal në Kosovë.
Përfundimisht, nënshkrimin e këtij memorandumi, palët e vlerësuan si pikënisje dhe bazë të mirë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe më të intensifikuar në të ardhmen.