Sot me datë 07 Prill 2021, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka vizitoi komunën e Shtimes, komunë përfitues në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2021 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri Damka dhe kryetari komunës së Shtimes z.Naim Ismajli vlerësuan lart dhe të qëlluar projektin ‘’Rregullimi i parkut atraktiv dhe sportiv te Pishat – Faza ll” , projekt i financuara nga MZHR (në vlerë prej 50,000.00 €) dhe të bashkë – financuara nga Komuna e Shtimes.
Ministri Damka theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal e vlerësoi këtë projekt si të qëlluar i cili do ti hapë rrugë zhvillimit lokal, zhvillim të turizmit, krijim të kushteve më të favorshme për argëtim dhe zhvillim të sportit, si dhe kushte me të mira për argëtimin e fëmijëve të komunës në fjalë.
Kryetari i Komunës së Shtimes z.Naim Ismaili falënderoi ministrin z.Damka, për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme nga MZHR, i cili theksoi që implementimi dhe punimet e projektit do të realizohen në përpikëri dhe efikasitet të plotë.
Ministri z.Damka vizitën në komunën e fjalë e realizoi së bashku me z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i përgjithshëm i MZHR-së si dhe përfaqësues nga kabineti dhe stafi civil i MZHR-së.