Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Zhvillim Rajonal
    • Departamenti për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

MZHR organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Skema e Garanteve “Programi për Zhvillim Rajonal i Balancuar” PZHRB 2022

MZHR organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Skema e Garanteve “Programi për Zhvillim Rajonal i Balancuar” PZHRB 2022

21 korrik 2022

SHARE
PRINT

Ministria e Zhvillimit Rajonal, sot me datë 21 Korrik 2022 organizojë ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 351 përfituesit nga skema e granteve Programi për Zhvillim Rajonal të Balacuar PZHRB 2022.

Në këtë ceremoni, morën pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, znj.Leonora Kusari -Menagjere e BERZH për Kosovë, zv.Ministrat e MZHR-së z.Agon Dobruna dhe z.Almir Veliji si dhe zv. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Besim Kamberaj.

Ministri Damka në fjalën hyrëse falënderoi Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti për përkrahjen e treguar për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, kjo për faktin që vlera e granteve është rritur nga 1.3 mil € në 3 mil €. Me këtë rast është rritur konsiderueshëm edhe numri i përfitueseve, ku përfitojnë bizneset dhe njëkohësisht rritet numri i punëtorëve të rinj në nivel vendi. Me mbështetjen e vazhdueshëm të Qeverise edhe njëherë është treguar se kjo Qeveri ka prioritet zhvillimin ekomomik të vendit.
Në fund Ministri z.Damka urojë 351 përfituesit nga skema e garantëve PZHRB 2022 që të përmbyllin me sukses projektet e tyre, si dhe theksoj që nga këto biznese pritet të gjenerohen rreth 1000 vende të reja të punës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Republikës se Kosovës uroj të gjithë përfituesve në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022 suksese dhe punë të mbarë në zbatim të projekteve. Po ashtu theksoi se ‘’Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar” është edhe një tjetër skemë përkrahëse të cilën e kemi dizajnuar së bashku. Ajo synon zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve zhvillimore përmes krijimit të vendeve të reja të punës, përkrahjes së bizneseve të reja dhe atyre prodhuese, me qëllim të zvogëlimit të importeve. Kjo është edhe një dëshmi që ne të jemi të përkushtuar që të përkrahim sektorin privat në shërbim të zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik’’.
Në fund Kryeministri z.Kurti falënderoj Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka dhe stafin e MZHR-së për punën dhe angazhimin dhe ju uroj sukses në zbatimin e këtij programi

Gjithashtu znj. Leonora Kusari – menaxhere e BERZH për Kosovë uroj përfituesit e skemës së garantëve PZHRB 2022 dhe falënderoj MZHR-n për bashkëpunimin si dhe njoftoj të pranishmit për mundësinë e përfitimit të njofturive nga programet e përbashkëta BERZH-MZHR në fushën e menaxhimit dhe financave.

Pas mbarimit të fjalimeve, u realizua nënshkrimi i kontratave ndërmjet MZHR-së dhe Skema e Granteve Programi për Zhvillim Rajonal i Balancuar PZHRB 2022 të ndarë në grupe.

Lajme të tjera

Ministria për Zhvillim Rajonal ka hapur thirrjen për projekt-ide për investime kapitale për të gjitha komunat Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Malishevës, për Projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI” Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Vushtrris për Projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”   Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Pejës, për Projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2022 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo