Sot, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Valon Ramadani, kryetar, zhvilloi seancë dëgjimore me MZHR, e cila bien në fushëveprim të këtij komisioni.
Ministri z.Fikrim Damka, së bashku me zv.Sekretarin e Përgjithshëm z.Besim Kamberaj dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie, paraqitën para anëtarëve të komisionit kërkesat e tyre. Kërkesat kishin të bënin kryesisht me rritjen e numrit të stafit.
Tutje, bazuar në kërkesat e të pranishmëve në këtë seancë dëgjimore, anëtarët e komisionit u dakorduan që shqyrtimi dhe vendimmarrja për kërkesat e paraqitura të bëhet deri të enjten, më 01.12.2022.