Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran Zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 25.04.2024, Eko Klubi i Shkollës së Mesme Profesionale “Kujtim Krasniqi” në Malishevë në bashkëpunim me partnerin implementues “Ec ma Ndryshe” ka zhvilluar dhe realizuar projektin përfitues mjedisor të garës për çmimin e vendit të parë ”Dervish Rozhaja” 2023.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte, përurimi i zbatimit të projektit përfitues mjedisor të vendit të parë ”Dervish Rozhaja” 2023 të Eko klubit të shkollës së mesme profesionale “Kujtim Krasniqi” në Malishevë dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit, të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit Zviceran, Zyra në Kosovë.
Si rezultat i kati çmimi të fituar; Qendra e Kompetencës në Malishevë, respektivisht Shkolla e Mesme Profesionale “Kujtim Krasniqi”, është pajisur me panele solar me kapacitet 10 KW dhe bateri. Këto investime do të ndikojnë në furnizimin e shkollës me energji të pastër, uljen e shpenzimeve të energjisë dhe të shtypjes së karbonit, si dhe mbajtjen e rregullt të mësimit gjatë ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike në shkollë.
Me atë rast, moderimin dhe prezantimin e projektit e kanë bërë nxënësit e Eko Klubit të shkollës në bashkëpunim me profesorin - koordinatoren për implementim të projektit, z,. Hamit Hazrolli, si dhe të pranishëm në këtë ceremoni përpos nxënësve dhe arsimtareve të shkollës, ishin edhe; Përfaqësuesi i MZHR, Shani Hamitaga, Përfaqësues të projektit YENI nga Caritasi Zviceran, Përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit dhe Urbanizmit të Komunës, Përfaqësues të OJQ “Ec ma Ndryshe”, si dhe Anëtarët e Komisionit Vlerësues të projekteve përfituese mjedisore të garës për çmimin e vendit të parë ”Dervish Rozhaja” 2023; Prof: Isa Elezaj dhe Prof; Sami Behrami.