Koncepti i Konferences

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM RAJONAL

24-25 mars 2022

PRISHTINË “Hotel Emerald”

Ministria e Zhvillimit Rajonal në Republikën e Kosovës është duke organizuar konferencën ndërkombëtare me titull: “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

Konferenca është e para e këtij formati, ku synim kryesor ka forcimin e komunikimit, rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit (Ballkanit Perëndimor) dhe vendeve të BE-së, përmes ndarjes së informacionit, përvojave dhe ideve në politikat/legjislacionin, praktikave në këtë fushë. Njohja me strukturën e organizimit të rajoneve, mekanizmave zbatues, dhe programeve që i kontribuojnë zhvillimit rajonal.

Njëkohësisht, mundësia e njohjes dhe adaptimit të programeve të zbatuara në këtë fushë në shtetet tjera, në veçanti të Evropës perëndimore si mundësi për zgjerimin e mundësive dhe potencialit për përafrim me politikat evropiane dhe qasjen në fondet në këto fusha. Konferenca synohet të kthehet në nismë të përbashkët rajonale, ku vendet përcaktojnë agjendën e ngjarjeve dhe çështjeve për diskutime të rregullta vjetore.

Në këtë Konferencë parashihet të marrin  pjesë – vendet e rajonit dhe disa vende të BE-së:

  • Shqipëria;
  • Maqedonia Veriore;
  • Turqia;
  • Mali i zi;
  • Gjermania;
  • Polonia;
  • Sllovenia;
  • Kroacia;
  • Serbia;
  • Bosna dhe Hercegovina;
  • Bullgaria

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal, do të identifikohen fushat e  bashkëpunimit dhe do të ndërtohet agjenda për bashkëpunim në iniciativa, programe dhe projekte të përbashkëta;

Konferenca do të promovojë një mekanizëm lehtësues për zbatimin e programeve dhe projekteve nga vendet përkatëse që kanë shënuar rezultate, duke reduktuar kohën për ndarjen e përvojave dhe praktikave si dhe duke shumëfishuar efektet e financimeve nga donatorët;

Një dimension tjetër ka të bëjë me shkëmbimin e përvojave, kapaciteteve për programet/projektet për rritjen e mundësive të qasjes në fondet strukturore dhe kohezive të Bashkimit Evropian. 

Për më shumë informata rreth Konferencës, ju lutem klikoni këtu

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors