Divizioni për Komunikim Publik

Divizioni për Komunikim me Publikun ka për mision ndërmarrjen e veprimeve për prezantimin e politikave të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, nëpërmjet komunikimit në kohën e duhur, në mënyrë që publiku të informohet për politikat e ministrisë, si dhe për të drejtat e përgjegjësitë ndaj institucioneve.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik janë:

  • Ofron përkrahje profesionale për Ministrinë duke ofruar këshilla për efektivitet të prezantimit të politikave;
  • Bën përgatitjen dhe zbatimin e planit të komunikimit në bazë të planit të punës së ministrisë, duke zbatuar teknika efektive të komunikimit;
  • Ofron për ZKP-ZKM kalendarin javor të aktiviteteve të komunikimit të Ministrisë;
  • Organizon konferenca për media dhe përgatit njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale;
  • Merr pjesë në procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit përmes zhvillimit dhe prezantimit të planeve të komunikimit, si dhe komunikimit të takimeve publike dhe konsultimeve “online” me publikun;
  • Koordinon me ZKP-ZKM-në zhvillimin e fushatave informuese dhe vetëdijesuese për politikat prioritare të Ministrisë;
  • Raporton në ZKP-ZKM për zbatimin e planit vjetor të komunikimit çdo tre muaj;
  • Përditëson, siguron qasjen dhe kredibilitetin e informatave në ueb-faqen zyrtare, rrjetet sociale dhe menaxhon llogarinë elektronike zyrtare për komunikim me publikun;
  • Pranon dhe shqyrton kërkesat fillestare për qasje në dokumente publike, si dhe për të dhënat e hapura;
  • Kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

Arta Maloku

Zyrtar përgjegjës i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për Sinjalizim

FORMULAR KËRKESE për QDP

Kontaktet

Arta Maloku

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors