Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave

Misioni i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave është të koordinojë proceset brenda ministrisë që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian, të koordinoj procesin e hartimit të dokumenteve dhe politikave, programeve e projekteve për bashkëpunim, koncept dokumenteve, planit vjetor të punës dhe dokumenteve tjera, si dhe të koordinojë proceset brenda ministrisë për bashkëpunim ndërkombëtar dypalësh dhe shumëpalësh me partnerët ndërkombëtarë. 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë: 

  • Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian;
  • Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;
  • Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis te BE;
  • Bashkerendon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-
  • Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;
  • Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Evropian për fushëveprimtarinë e ministrisë;
  • I ofron mbështetje Divizionit Ligjor të ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacion vendor gjatë harmonizimit me Acquis;
  • Raporton lidhur me zbatimin e masave të PKZMSA që ndërlidhen me zhvillim rajonal;
  • Bashkërendon aktivitetet e ministrisë lidhur me zbatimin e obligimeve të dala nga Agjenda Evropiane;
  • Koordinon aktivitetet e bashkëpunimit rajonal me ministritë e linjës, institucionet e tjera si dhe mekanizmat ndërkombëtarë që veprojnë në Republiken e Kosovës.

Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.

Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors