Divizioni për Integrime Evropiane

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrime Evropiane janë si vijon: 

  • Ofron mbështetje në bashkerendimin e aktiviteteve për procesin e integrimeve evropiane;
  • Siguron informacionet për hartimin e planit të veprimit për zbatimin e planit kombëtar, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit;
  • Monitoron zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e PKZMSA dhe raporton tekinstitucionet relevante;
  • Bashkërendon asistencën e IPA-s dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multilaterale për aktivitetet e ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministrisë; 
  • Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve;
  • Ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquis të BE-së;
  • Ofron mbështetje në organizimin dhe në mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asocimit për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e ministrisë.

Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane raporton tek Drejtori i Departamentit për Integrime Evrpiane dhe Koordinim të Politikave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors