Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme

Misioni i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme siguron kushte të punës, pajisjet e nevojshme dhe shërbimet mbështetëse për kryerjen e detyrave të tyre, si dhe të siguron administrimin e mirëfilltë të dokumenteve të brendshme të ministrisë. Departamenti i mbështet departamentet përmes ofrimit të shërbimeve të TI-së, mirëmbajtjes, logjistikës, administrimit të dokumenteve dhe shërbimet e tjera të ngjashme.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme janë si vijon:

  • Menaxhon dhe mirëmban inventarin dhe materialin tjetër në depo, si dhe ofron mbështetje administrative dhe logjistike;
  • Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
  • Siguron ofrimin e shërbimeve të teknologjisë informative, logjistikës, transportit, përkthimit të dokumenteve dhe arkivimin e dokumenteve dhe shërbimeve tjera për ministrinë administrative;
  • Harton, zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave, procedurave dhe formularëve të ndryshëm lidhur me aktivitetet e logjistikës në institucion;
  • Menaxhon dhe mirëmbanë dokumentacionin, dosjet, krijimin e regjistrave, si dhe identifikimin e nevojave të institucionit për inventar, material dhe pajisjet tjera;
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime, përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitietit në punë.

Drejtori i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme raporton te Sekretari i Përgjithshëm.

Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë këto Divizione si vijon:

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors