Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale

Misioni i Departamentit për Performancë dhe Analiza  Rajonale është zhvillimi i balancuar dhe i qëndrueshëm rajonal përmes mbështetjes, promovimit të politikave zhvillimore dhe reduktimit të pabarazive rajonale.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për  Performancë dhe Analiza Rajonale janë si vijon: 

  • Bashkërendon me Qendrat për Zhvillim Rajonal dhe komunat në aktivitetet për zhvillim socio ekonomik rajonal, duke forcuar lidhjet reciproke ekonomike dhe shoqërore si dhe rritjen e zhvillimit të balancuar të rajoneve;
  • Inkurajon komunikimin e komunave brenda rajoneve, me qëllim të stimulimit të zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar;
  • Zhvillon sistemin për matjen dhe monitorimin e performances socio-ekonomike rajonale të balancuar;
  • Zhvillon sistemin e raportimit të të dhënave lidhur me zhvillimin socio-ekonomik rajonal të balancuar;
  • Kontribuon në përgatitjen dhe zhvillimin e politikave me impakt rajonal;
  • Bashkërendon aktivitetet me ministritë e linjës dhe institucionet tjera, organizatat lidhur me hartimin e analizave, raporteve si dhe dokumenteve tjera për zhvillim socio-ekonomik rajonal të balancuar.

Drejtori i Departamentit  për Performancë dhe Analiza Rajonale raporton tek Sekretari i Përgjithshem i MZHR-së.

Në kuadë të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet në vijim:

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors