Divizioni për Administrim të Dokumenteve dhe Arkivim

Detyrat dhe përgjegjhësitë e Divizionit për Administrim të Dokumenteve dhe Arkivim janë si vijon:

  • Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të MZHR-së, duke përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, memorandume të ndryshme mirëkuptimi etj;
  • Siguron që njësitë arkivore të jenë të shënuara me shenjat e përcaktuara sipas rregullave;
  • Përkujdeset për afatet e arkivimit të lëndëve, si dhe përgatit lëndët me afat të përhershëm për dorëzim në Arkivin e Republikës së Kosovë, sipas dispozitave ligjore;
  • Klasifikimin e lëndëve sipas kritereve të klasifikimit të informacionit (top sekret, sekret, konfidenciale);
  • Monitoron sistemin e arkivit, sistematizimin e lëndëve arkivore, afatizimin dhe asgjësimin e lëndëve arkivore sipas afateve ligjore;
  • Menaxhon të gjitha dokumentet e klasifikuara që prodhohen në MZHR dhe ato që dërgohen nga jashtë, si dhe bën administrimin e punës në zyrë dhe të dokumenteve zyrtare, që nga evidentimi fillestar deri në procedimin përfundimtar të tyre;
  • Zbaton afatet e përcaktuara për shfrytëzim, qarkullim dhe ruajtjen e informacionit të klasifikuar;
  • Punon në bazë të librave të veçantë që përcaktohen nga autoriteti kompetent për dhe qarkullim të dokumenteve; 
  • Ruan dokumentacionin në kasaforta të veçanta sipas standardeve të përcaktuara; evidentim;     
  • Sistemon dhe inventarizon informacionin e klasifikuar, para dorëzimit në Arkivin e MZHR-së.
  1. Udhëheqësi i Divizionit për Administrim të Dokumenteve dhe Arkivim, raporton te Drejtori i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors