Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Ylber Çitaku – U.D. Sekretar i Përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Arsimi dhe kualifikimet

  • Shkollën fillore e ka përfunduar në fshatin e lindjes.
  • Shkollën e mesme e ka përfunduar në Gjimnazin “8 Nëntori” në Podujevë, drejtimi Laborant i Biologjisë.
  • Studimet e para i ka përfunduar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, Dega e Politeknikës.
  • Ka përfunduar Fakultetin e Edukimit, drejtimi Teknologji – Informatikë.
  • Ka përfunduar studimet Master në fushën e Menaxhment – Financa në Prishtinë. 

Përvoja profesionale

Në arsim dhe menaxhim arsimor

  • Mësimdhënës në Shkollën Fillore “Nazim Gafurri” (1990–1998), Prishtinë.
  • Drejtor i Shkollës Fillore “Nazim Gafurri” (1999–2003),Prishtinë.
  • Mësimdhënës në Sh.M.U. Emin Duraku (2003–2009), Prishtinë. 
  • Mësimdhënës në Sh.M.U. Dardania (2009–2015), Prishtinë. 

Në menaxhim publik dhe ndërmarrje publike

  • Kryeshef Ekzekutiv i NPL Stacioni i Autobusëve Sh.A., Prishtinë (2016–2018).
  • Në vitin 2017 është zgjedhur Asamblist në Kuvendi Komunal i Prishtinës (për arsye personale nuk e merr mandatin).
  • Në vitin 2019 është emëruar Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
  • Që nga viti 2020 ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Departamentit për Zhvillim Rajonal në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
  • Kryesues i Bordit të Drejtorëve në NPK Trafiku Urban, Prishtinë (janar 2024 – prill 2026). 
  • Nga prilli 2026 ushtron detyrën e U.D. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Angazhime profesionale dhe kontribute

  • Anëtar i Komitetit Drejtues MZHR – Caritas (2021–2024).
  • Bashkë hartues i disa rregulloreve dhe akteve nënligjore.
  • Bashkë hartues i udhëzuesve institucionalë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
  • Anëtar i grupeve të ndryshme punuese ndërministrore.

Veprimtari botuese dhe akademike

  • Redaktor i revistës “Bukureza” (2000, 2001).
  • Redaktor i Monografisë së Shkolla Fillore Nazim Gafurri (2002).
  • Recensent i librit: Teknologjia 9, 2006 (shtëpia botuese Libri shkollor)
  • Recensent i librit: Teknologjia 9, 2006 (shtëpia botuese Dukagjini),
  • Kryeredaktor i revistës “Fluturat” (2012, 2013).

Kontribut kombëtar

Pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës 1998–1999, në Brigadën 152 “Shaban Shala”, Zona Operative e Llapit.

Gjuhët

  • Shqip
  • Serbo-kroate
  • Italiane

Aftësi profesionale

  • Udhëheqje institucionale dhe menaxhim strategjik
  • Hartim politikash dhe dokumentesh zhvillimore
  • Koordinim ndërinstitucional dhe menaxhim projektesh
  • Menaxhim financiar dhe administrativ
  • Komunikim publik dhe organizativ

Të dhënat personale 

  • I lindur më 28 prill 1965 në Bajçinë, Podujevë.
  • Statusi familjar: I martuar, prind i tre fëmijëve.

Kontakt

Prishtinë, Kosovë
Ylber.Citaku@rks-gov.net
+383 44 159 067
+383 38 200 64527

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors