Divizioni i TI dhe Shërbimeve Logjistike

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Teknologji Informative dhe Logjistikë janë si vijon:

  • Siguron që shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të jenë efikase dhe efektive;
  • Harton projekte të teknologjisë informative në interes të MZHR-së;
  • Ofron mbështetje të TI-së për stafin e MZHR-së;
  • Siguron ofrimin e shërbimeve cilësore të pajisjeve për TI;
  • Siguron mirëmbajtjen e duhur të të gjitha pajisjeve të TI-ve (duke përfshirë kompjuterët dhe pajisjet përcjellëse, pajisjet për fotokopjim, telefona, fax, serverët, sistemin e Access kontrollit);
  • Siguron funksionimin normal dhe të rregullt të sistemit të telefonisë VoIP dhe funksionimin e rrjetit;
  • Mban seanca të trajnimit me personelin e ri sipas kërkesës (lidhur me kompjuterët, internetin, bazat e të dhënave që i posedon MZHR-ja);
  • Siguron bashkëpunim të mirëfilltë mes Divizionit të TI-së dhe ASHI-së;
  • Zbaton standardet ndërkombëtare të teknologjisë informative, legjislacionin dhe monitoron dispozitat e shërbimeve të TI-së në MZHR;
  • Menaxhon të gjitha automjetet që disponon MZHR-ja, mirëmbajtjen dhe servisimin e tyre;
  • Ndërmerr kontroll periodik dhe ditor me qëllim të verifikimit të zbatimit të legjislacionit për përdorimin e automjeteve;
  • Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;
  • Mirëmban evidencën e regjistrimit dhe sigurimit të automjeteve si dhe të gjitha çështjet e tjera të logjistikës;
  • Organizon transportimin e delegacioneve zyrtare gjatë vizitave në Republikën e Kosovës;
  • Menaxhon inventarin dhe depot e Ministrisë;
  • Koordinon kërkesat dhe nevojat e Ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
  • Ofron ndihmë logjistike për personelin e Ministrisë;
  • Menaxhon recepcionin e Ministrisë.

Udhëheqësi i Divizionit për Teknologji Informative dhe Logjistikë raporton tek Drejtori i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors