Njësia e Auditimit të Brendshëm

Njësia e Auditimit të Brendshëm ofron siguri të pavarur dhe objektive për  subjektin e sektorit publik për përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe ofron këshilla për përmirësimin e tij. Ndihmon subjektin për përmbushjen e objektivave duke nxitur qasje sistematike dhe të disiplinuar për vlerësimin  dhe përmirësimin e efektivitetit në menaxhimin e rrezikut dhe proceseve të kontrollit të subjektit të sektorit publik. 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë së Auditimit të Brendshëm janë si vijon:

  • Zbaton standardet e auditimit të brendshëm, rregullat e auditimit të brendshëm dhe metodologjinë e miratuar nga Ministri/ja përkatës i/e Financave;
  • Bën vlerësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, nëse ato janë të dizajnuara mirë, janë të përshtatshme dhe operojnë në mënyrë efektive;
  • Identifikon mangësitë substanciale në sistemin e menaxhimit dhe kontrollit, si dhe ofron rekomandime për përmirësimin e tyre;
  • Vlerëson procedurat financiare dhe operative për përshtatshmërinë e kontrollit të brendshëm dhe ofron këshilla dhe udhëzime në aspektin e kontrollit për politika të reja, sisteme, procese dhe procedura;
  • Kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet e auditimit, të parapara me planin vjetor të auditimit, dhe dorëzon rezultatet e auditimit te Ministri/ja, në pajtim me rregullat e përcaktuara;
  • Siguron zbatimin e planit vjetor të auditimit;
  • Monitoron në mënyrë sistematike planet e veprimit dhe nivelin e zbatimit të rekomandimeve nga njësitë e audituara, duke i dorëzuar ato te Ministri;
  • Hartimi dhe dorëzimi i Planit Strategjik dhe Planit Vjetor të Auditimit të Brendshëm për rishikim dhe miratim te Ministri/ja i/e MZHR-së dhe te Komiteti i Auditimit;
  • Hartimi dhe dorëzimi i raporteve periodike dhe vjetore të auditimit të brendshëm te Njësia Qendrore Harmonizuese, sipas afateve të përcaktuara ligjore;
  • Bashkëpunon me Zyrën Kombëtare të Auditimit, Komitetin e Auditimit të Brendshëm të MZHR-së dhe Departamentin Qendror Harmonizues të Ministrisë së Financave;
  • Në raport me strukturat e tjera organizative në subjektin e sektorit publik, njësia për auditimin e brendshëm ka pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në raportim.

Udhëheqësi i Njësisë për Auditim të Brendshëm në aspektin operativ i raporton Ministrit, ndërsa në aspektin administrativ Sekretarit të Përgjithshëm.

Njësia për Auditim të Brendshëm është njësi organizative ekuivalente me divizionin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors