Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Nismave Rajonale janë si vijon:
Zhvillon nismat rajonale që kontribuojnë në zhvillimit rajonal të balancuar në koordinim me ministrinë përgjegjëse për Punë të Jashtme dhe ministritë e linjës lidhur me këtë fushë;
Planifikon dhe përgatit planin e veprimit për pjesëmarrje në nismat rajonale;
Përgatit propozimet e ministrisë për pjesëmarrje në nismat dhe takimet rajonale;
Monitoron aktivitetet e nismave rajonale në bashkëpunim me institucionet tjera relevante;
Harton raportin vjetorë për Qeverinë lidhur me realizimin e programeve dhe pjesëmarrjen në nismat rajonale.
Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Nismave Rajonale, raporton tek Drejtori i Departamentit për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal.