logo
  • 22 Janar, 2018

Rasim Demiri – Minister i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

 Rasim Demiri

Minister i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

Email: rasim.demiri@rks-gov.net

_________________________________________________

Rasim Demiri ka lindur më 14 mars 1975 në fshatin Pousko pranë Prizrenit. Ai mbaroi shkollën fillore në fshatin e tij të lindjës dhe shkollën e mesme në Prizren.

U diplomua në Fakultetin e Shkencave Islame në Prishtinë në vitin 2002, ku mori titullin Profesor i Shkencave Islame.

Në krye të Partisë Demokratike të Boshnjakëve, Rasim Demiri u zgjodh në vitin 2010 dhe pas një mandati pesë vjeçar në ditën e mbajtjës së zgjedhjeve në vitin 2015 ai u zgjodh përsëri si kryetar i kësaj partie boshnjake më të madhe në Kosovë.

Në vitin 2010 ai ishte kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës në Zgjedhjet Parlamentare para Partisë Demokratike të Boshnjakëve dhe si boshnjaku më i votuar u bë deputet i Kuvendit të Kosovës. Në të njëjtin mandat ai ishte gjithashtu një nga zëvendëskryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Z. Rasim Demiri fitoi besimin e popullit përsëri në zgjedhjet parlamentare dhe për herë të dytë hyn në Parlament si deputet. Në të njëjtin mandat ai u zgjodh Ministër pa Portofoli në Qeverinë e Kosovës.

Në vitin 2017, në zgjedhjet në nivel qëndror, Demiri ishte kandidati më i votuar për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ishte pjesëmarrës në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare për zhvillimin dhe mbështetjen e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, nxitjen e miqësisë, një proces pajtimi dhe një kuptimi më të mirë të njerëzve të Ballkanit Perëndimor.

Ai është fituesi i Çmimit të “Ambasador i Paqes“ në vitin 2012.

Gjithashtu në vitin 2017 u emërua Ministër i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e Kosovës.

Demiri përveç gjuhës amtare boshnjake flet rrjedhshëm edhe gjuhën shqipe.
Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.


.