Në vazhdën e implementimit të projektit Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Drejtorit Komunale për Zhvillim Ekonomik të komunave: Prizren, Dragash, Suharek dhe Rahovec, kanë mbajtur takim me datë 06.06.2019 me këtë agjend:
• “Prezantimin e raportit të hulumtimit rreth investimeve nga jashtë dhe nga brenda në rajonin jug” (përfshire këtu investimet publike dhe private).
• Trajnimi për Planifikimin e përkrahjes së bizneseve përmes politikave lokale stimuluese”
me temat:
– Planifikimi dhe organizimi i skemave për përkrahjen e sektorit privat në komunë dhe
– Organizimi i skemave të grandëve sipas politikave zhvillimore të Bashkimit Evropian.
Në cilësin e monitoruesit të këtij aktiviteti, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga MZHR, znj. Arta Ahmeti –Xhylani Drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, dhe z. Xhevat Sefaj Kryesues i ekipit monitorues për implementimin e projektëve të OJQ-ve në MZHR.
Në fund të takimit u bë shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit në trajnimin “Planifikimi i përkrahjes së bizneseve përmes politikave lokale stimuluese”.

