Aprovohet Plani i Veprimit 2023-25 i Strategjisë Për Zhvillim Rajonal

Sot më datë 29/06/2023 në mbledhjen e 148-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua Plani i ri i Veprimit 2023-2025 i Strategjisë për Zhvillim Rajonal

Ministria e Zhvillimit Rajonal, me qëllim të realizimit të objektivave të Strategjisë për Zhvillim Rajonal e cila përcakton qëllimet dhe prioritetet afatgjata të politikës së zhvillimit rajonal dhe mundëson koordinimin e politikave tjera sektoriale për zhvillim socio – ekonomik rajonal të balancuar ka hartuar Planin e ri të veprimit 2023-2025. Grupi punues i themeluar nga MZHR, ka finalizuar Planin e ri të Veprimit 2023-2025 i cili pas përfundimit të konsultimeve publike dhe bashkërendimit ndërinstitucional është procesuar në qeveri për miratim.

Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, e mirëpriti aprovimin e këtij dokumenti dhe me këtë rast shpreh mirënjohje për angazhimin e stafit të Ministrisë dhe Grupit Punues ndër-institucional, që kanë kontribuar në finalizimin e dokumentit në fjalë. 

Ky plan synon koordinimin e politikave për zhvillim rajonal, zhvillimin rajonal të balancuar  dhe rajone të afta për konkurrencë ndër rajonale si dhe zhvillimin e qëndrueshëm rajonal bazuar në resurse natyrore, ekonomike, kulturore dhe humane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors