Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan, e mirëpriti aprovimin e këtij dokumenti dhe me këtë rast shpreh mirënjohje për angazhimin e stafit të Ministrisë dhe Grupit Punues ndër-institucional, që kanë kontribuar në finalizimin e dokumentit në fjalë. MZHR, do të realizojë veprimet tjera pasuesue, në kontekst të promovimit të dokumentit dhe realizimit në përpikëri të objektivave dhe aktiviteteve të cilat përcaktohen me këtë Strategji.
Strategjia për Zhvillim Rajonal dhe Plani i veprimit, përmbajnë tri (3) objektiva strategjike:
- Koordinimi i politikave për zhvillim rajonal;
- Zhvillim rajonal i balancuar dhe rajone të afta për konkurrencë ndër rajonale;
- Shfrytëzimi i resurseve natyrore, kulturore dhe humane në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm rajonal;