Me këtë rast, znj Ekzotina Brahimajt – U.D. Udhëheqëses së Divizionit të Prokurimit nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, i është ndarë mirënjohje nga Ministria e Punëve të Brendshme, si nëpunësja civile më e dalluar e vitit 2019 në MZHR.
Shpërndarja e mirënjohjeve për zyrtarë e dalluar të institucioneve organizohet çdo vit, e që kontribuon në motivimin dhe përkushtimin e mëtejmë të nëpunësve civil.

