Ivan Milojeviq pranon detyrën e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

Me këtë rast, znj. Shkodra e njoftoi z. Milojeviq me të gjitha të sfidat e funksionalizimit të MZHR-së si Ministri e re, punën që është bërë gjatë mandatit që shkojë, si dhe të arriturat dhe sukseset e deritanishme. Znj. Shkodra, i dorëzoj z. Milojeviq gjithë dokumentacionin që ndërlidhet me funksionimin dhe punën e Ministrisë, duk i uruar shëndet dhe suksese në detyrën e re.

Ministri Millojeviq, e përgëzoj Ministren në Detyrë znj. Shkodra, për angazhimin dhe të arriturat e deritashme në fushën e zhvillimit rajonal, duke potencuar se me gjithë stafin e Ministrisë do të jenë të përkushtuar që të punojnë në avancimin e mëtutjeshëm të Ministrisë dhe realizimin e mandatit ligjor të saj.

Në ceremoninë në fjalë, morën pjesë edhe: z. Rasim Demiri – Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish Ministër i MZHR-së, z. Fatos Qerimi, Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së, si dhe dy këshilltarët politik të Ministrit Millojevic: z. Zoran Riziq dhe z. Aleksandar Bojoviq.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors