Komiteti Auditimit të Brendshëm mban takimin e dytë për vitin 2024

Më datë 07.05.2024 u mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB) i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Takimin e drejtoi Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte: Shqyrtimi i raportit tre mujor të DAB-së për vitin 2024, Raportit të auditimit me titull Menaxhimi i TI-së dhe Shërbimeve Logjistike si dhe Shqyrtimi i raportit vjetor të KAB-së për vitin 2023.

Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi prezantoj raportin tre mujor të DAB-së për vitin 2024 dhe Raportin e auditimit me titull Menaxhimi i TI-së dhe Shërbimeve Logjistike.

Kryesuesi i Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj prezantoj raportin vjetor për vitin 2023 të punës së KAB, aktiviteteve, monitorimit dhe bashëpunimin me DAB-në.

Në takim morën pjesë: Ministri i MZHR-së z. Fikrim Damka, ud. i Sekretarit të Përgjithshëm në MZHR z. Besim Kamberaj, znj. Sabajete Kabashi – Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, z. Xhevat Sefaj- Kryesues i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, z. Zendullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe z. Shaqir Haliti- Anëtar i KAB

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors