Komiteti i Auditimit të Brendshëm(KAB) ka mbajtur takimin e katërt të rregullt me Divizionin e Auditimit të Brendshëm (DAB) të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal(MZHR)

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) z. Fikrim Damka së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm z. Besim Kamberaj kanë marrë pjesë sot në takimin e rregullt të Komitetit të Auditimit të Brendshëm me Divizionin e Auditimit të Brendshëm. 
 
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i Planit Strategjik 2022-2024 të Divizionit të Auditimit të Brendshëm; Shqyrtimi i Planit Vjetor 2022 të DAB-së dhe shqyrtimi i raportit të fundit të auditimit për v.2021.

Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi prezantoi Planin Strategjik 2022 – 2024 të DAB-së, Planin Vjetor 2022 të DAB-së, raportin e auditimit me titull “ Auditimi i Burimeve Njerëzore” si dhe njoftoj komitetin e Auditimit të Brendshem rreth implementimit të rekomandimeve të auditimit të brendshëm.

 

Së bashku me KAB i diskutuan rreziqet e mundshme të MZHR dhe në përgjithësi u dakorduan që Plani Strategjik 2022–2024 dhe Plani Vjetor 2022 i Divizionit të Auditimit të Brendshëm është hartuar në mënyrë profesionale nga Udhëheqësja e DAB-së.

Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka dhe zv.Sekretari i Përgjithshëm z. Besim Kamberaj shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me KAB-në dhe DAB-në.

 

Në takim morën pjesë: Fikrim Damka-Ministër i MZHR-së, Besim Kamberaj- zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, Sabajete Kabashi- Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Xhevat Sefaj- Kryesuses i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, Shaqir Haliti- Anëtar i KAB dhe Zejnullah Gylderen- Anëtar i KAB-së.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors