Komunikimi i komunave brenda rajoneve stimulon zhvillimin socio – ekonomik rajonal të balancuar

Përfaqësuesit e MZHR-së dhe drejtorët përkatës për zhvillim ekonomik dhe drejtorët përkatës për kulturë rini dhe sport të dy komunave, diskutuan bashkëpunimin e deritanishëm të komunave në fjalë me MZHR-në, aktivitetet dhe bashkëpunimet ndërkomunale të realizuara në të kaluarën brenda Rajonit Zhvillimor Jug. Të njëjtit, prezantuan edhe nevojat dhe kapacitetet për bashkëpunim në të ardhmen, si dhe rolin përkrahës të cilin mund ta ketë MZHR.

Marrë parasysh planifikimet strategjike të MZHR-së dhe planet zhvillimore komunale të komunave në fjalë, palët evidentuan një mori të temave dhe aktiviteteve socio – ekonomike të cilat mund të realizohen dhe të cilat mund të kenë impakt rajonal të zhvillimit.

Në fund, palët u pajtuan për realizimin e takimeve me të gjëra në të ardhmen, me përfshirjen e të gjitha komunave të Rajonit Zhvillimor Jug, të cilat do të rezultonin me konkretizim të ideve dhe aktiviteteve me interesa të përbashkëta, e të bashkëpunimeve të cilat kontribuojnë në zhvillimin socio – ekonomik të këtij rajoni zhvillimor.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors