Mbahet takimi i dytë i Grupit Punues për hartimin dhe miratimin e Planit të ri të Veprimit 2023-2025 të Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030, Metodologjia e Vlerësimit (Matrica për vlerësimin e zbatimit të planit të veprimit 2020-2022) si dhe Prezantimi i Draft – Planit të ri të Veprimit 2020-2022

Më datë 25.11.2022 (E premte) u mbajt takimi i dytë  për hartimin dhe miratimin e  Planit të ri të Veprimit 2023-2025 të Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030 organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në partneritet me UN-Habitat.

Takimin e drejtoi Kryesuesja e Grupit Punues znj. Refike Sülçevsi – Drejtoreshë e Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave më pas znj.Besnike Kocani- përfaqësuese nga UN-Habitat prezantoi Matricën për vlerësimin e zbatimit të Planit të Veprimit 2020-2022, znj.Erlina Llabjani ua prezantoi Grupit Punues Draft-Planin e Ri të Veprimit 2023-2025. 

Prezent ishin  anëtarët e Grupit Punues nga Ministria e Zhvillimi Rajonal, Zyra për Planifikim Strategjik, Ministritë e Linjes, Agjencionet Zhvillimore (AZHR-të) dhe përfaqësuesit nga UN-Habitat.

Qëllimi i këtij takimi ishte : Metodologjia e Vlerësimit ‘’Matrica për Vlerësimin e Zbatimit të Planit të Veprimit 2020-2022 si dhe  Diskutimi dhe plotësimi Draft-Plani të Veprimit 2023-2025.

Si konkluzion nga ky takim doli që Ministria e Zhvillimit Rajonal të dërgoj Draft-Planin e ri të Veprimit 2023-2025 tek anëtarët e Grupit Punues dhe më pasë anëtarët të dërgojnë komentet deri më date 02.12.2022 për Draftin e Planit të Veprimit 2023-2025 në mënyrë që  të finalizohet Plani i Veprimit në bazë të afateve kohore.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors