Mbahet takimi në mes të zyrtarëve të MZHR-së dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt-USHAF

Sot me datë 08.09.2023  në ambientet e MZHR-së u mbajt takimi i bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve: MZHR dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj USHAF

Qëllimi i takimit ishte koordinimi dhe avancimi  i bashkëpunimit në mes të MZHR dhe USHAF  në lidhje me sistemit SPSS i  krijuar sipas shtatë  rajoneve zhvillimore  për mbledhjen e të dhënave dhe perpunimin analitik të tyre për qellim të hartimit të analizave socio-ekonomike rajonale.

Të dy institucionet u zotuan në vazhdimin e bashkëpunimit deri në finalizimin dhe implementimin e plotë të SPSS-it. Ky sistem pritet ti kontribuoj zhvillimit rajonal të balancuar si sistem adekuat për matjen e performances rajonale.

Në takim morën pjesë znj. Fakije Zejnullahu – Prorektore për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Ferizajt (USHAF), z. Besim Kamberaj zv. Sekretar i Përgjithshëm në MZHR, znj. Shyhrete Kastrati – Drejtoresh i DPASER, znj. Fatmire Thaçi – Udhëheqëse e Divizionit për Përformancë Socio-Ekonomike Rajonale, si  dhe  z. Xhevat Sefaj-  Zyrtar për Zhvillim Socio-Ekonomik në DPASER.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors