Mbahet takimi për përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2027-2029

Më 02.04.2026 është mbajtur takimi me ftesë të udhëheqëses për buxhet dhe financa znj. Erza Haraqia, ku kanë marrë pjesë u.d. Sekretarja e MZHR-së znj. Refike Sülçevsi dhe drejtorët e departamenteve, për përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2027-2029, të cilët kanë dhënë komentet dhe kontributet e tyre.

Kjo kornizë ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e balancuar rajonal, përmes forcimit të politikave zhvillimore, identifikimit të investimeve strategjike dhe mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të gjitha rajonet e vendit.

Pas pranimit të instruksioneve nga Ministria e Financave, pjesëmarrësit kanë punuar së bashku në hartimin e draftit fillestar të këtij dokumenti të rëndësishëm, duke koordinuar edhe hapat e mëtejmë për finalizimin e tij.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors