Me datë 22/23.02.2024, është organizuar punëtoria nga Caritasi Zviceran, Zyra në Kosovë, “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”, me partneret e projektit CACH_YENI në Hotel Magra Austria në Bogë, komuna e Pejës, lidhur planin veprues tw projektit YENI për vitin 2024 dhe me analizën e projekt propozimit të lansuar nga Caritasi Zviceran; Fuqizimi i Rinisë në Energjinë e Gjelbër – YEGE.

 

Në punëtori ishim të pranishëm edhe ne përfaqësuesit nga Ministria e Zhvillimit Rajonal(MZHR), si bashkë financues dhe bashkëveprues të projektit YENI:

 Shani Hamitaga.- Udhëheqës i Divizionit të Nismave Rajonale.

 Kreshnike Arifi.- U.d.– Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal.

 Gresa Gashi.- Zyrtare Divizionit të Nismave Rajonale.

 Amil Velijaj.- Konsulent për Monitorim të Projective në MZHR.

Si dhe përfaqësuesit e katër OJQ ndërmjetësuese të cilat janë duke u angazhuar në realizimin dhe implementimin e projektit YENI:

 GAC- Green Art Center;

 CEDE – Center for Education and Development of Environment;

 Ec Ma Ndryshe; dhe

 Syri Vizion.

Temat të cilat janë trajtuar:

 Plani veprues i projektit YENI për vitin 2024, si dhe

 Finalizimi i (concept note) për fazën e ardhshme potenciale të projektit YENI,

Përpos informacioneve që na janë prezantuar nga përfaqësuesit e Caritasit Zviceran për temat në fjalë, janë zhvilluar edhe debate, me theks të veçantë lidhur me materien e Draft Projektit (concept note), Fuqizimi i Rinisë në Energjinë e Gjelbër, i ashtuquajturi (YEGE). Projekt i cili sipas përfaqësuesve të Caritasist Zviceran, planifikohet të realizohet nga data ; 01.01.2025 deri me 31.12.2027.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors