Milojevic dhe Barisic për bashkëpunimin

Në këtë takim, i cili ishte konstruktiv, palët kanë rënë dakord për bashkëpunim, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës, përmes zbatimit të politikave dhe zhvillimit të programeve në fushën e zhvillimi rajonal. Theksi ishte vendosur para se gjithash në zhvillimin ekonomik të rajoneve më pak të zhvilluara.

Ministri Milojevic gjithashtu e njoftoi Ambasadoren me gjendjen e përgjithshme të komuniteteve joshumicë dhe me përfshirjen e tyre më të vogël në zbatimin e deritanishëm të programit për zhvillim rajonal, dhe në lidhje me atë që në të ardhmen ai do të angazhohet më shumë në këtë drejtim.

Ambasadorja Barisic e njoftoi Ministrin me angazhimet e Kroacisë gjatë kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe organizimin e Konferencës për të Ardhmen e Evropës dhe me iniciativat që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.

Të dyja palët u pajtuan që vazhdimi i komunikimit dhe bashkëpunimit çon në drejtim të avancimit të zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors